E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vaçe Zela mbush 74 vjet

Këngëtarja shqiptare që i ka falur emocione për disa dekada popullit shqiptar, sidomos në vitet e izolimit komunist, feston sot 74 vjetorin e lindjes.

Vaçe Zela  vazhdon të mbetet zëri më brilant i muzikës shqiptare dhe pas 30 vitesh ajo vazhdon të jetë një nga të paktët zëra që meritojnë të quhen legjendarë në muzikën shqiptare.   Zëri i një vajze që pushtoi menjëherë skenat e kohës në Shqipëri, ku edhe kënga ishte futur në kafaz ashtu si një popull i tërë, vazhdon të jetë i pakonkurrueshëm edhe sot.   Këngëtarja që e ka hipotekuar emrin e saj në fondin e artë të muzikës shqiptare, jeton e përmalluar në Bazel të Zvicrës. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›