E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Shpendi do ta ndihmojë Eldorën"

Sipas motrës së banorit te Big Brother, Shpendit nga Kosova, ai nuk do të krijojë lidhje dashurie brenda shtëpisë, por do të dalë që andej si beqar.

Në momentin që do mësojë për sëmundjen e Eldorës, ai do të mundohet që ta ndihmojë me aq sa mundet, ndërkohë që Kaltrina vëllain e saj e sheh finalist e, pse jo, edhe fitues të këtij edicioni.

Ajo ka thene per mediat shqiptare se Shpendi  mund të kontribuojë financiarisht Shpendi për shërimin e saj, duke pasur parasysh eksperiencat e tij të mëparshme me qëllime humanitare:
"Më merr mendja që do të kontribuojë me gjithë mundësitë që ka. Shpendi po luan një lojë të drejtë dhe më duket shumë i sinqertë në çdo gjë që thotë dhe bën. Besoj se do të arrijë në finale, dhe pse jo, të fitojë. " /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›