Arrestohet Taulant Capa

Pasi u shoqëruan në polici gjatë orëve të vona të mbrëmjes së sotme, lidhur me incidentit ndaj kryeministrit Nikolla Gruevski, makina e të cilit u qëllua me vezë gjatë kohës që Gruevski ndodhje në Tiranë në një vizitë zyrtare, Almakos mëson se është arrestuar edhe Taulant Capa, i kërkuari i tretë.
Ndryshe, Capa është arrestuar në çastet kur ishte duke dhënë deklaratën për Almakos në lidhje me shkaqet se pse është realizuar akti i gjuajtjes me vezë në makinën ku ndodhej Gruevski. /Indeksonline/