"Titistët", deklarata e Çejkut, Gruevski i ankohet Berishës

Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski i ka kër-kuar dje Tiranës zyrtare të mbajë qëndrim të ashpër ndaj deklaratave që ambasadori shqiptar në Shkup, Arben Çejku ka shprehur gjatë një interviste për "Gazeta Shqiptare" në 4 tetor të vitit të kaluar, ku ngrinte shqetësimin se "në institucionet që hartojnë tekstet shkollore në Maqedoni ka ende mbeturina nostalgjike të periudhës titiste".
Burime zyrtare pranë delegacionit që e shoqëronte Gruevskin në këtë vizitë, konfirmuan dje për GSH se në takimin tet a tet që ai zhvilloi me homologun e tij shqiptar, Sali Berisha, kryeministri maqedonas ka ngritur mes të tjerash shqetësimin e "përçimit të një fryme që tenton të dëmtojë marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe e që për fat të keq përqafohet nga ambasadori Çejku. Deklaratat e tij të dhëna rreth një vit më parë për 'Gazeta Shqiptare' janë të papranueshme për ne", - mësohet të jetë shprehur Gruevski. Të njëjtat burime bënë me dije se nga ana e tij, shefi i qeverisë shqiptare është gjendur i papërgatitur karshi këtij problemi të ngritur nga homologu maqedonas./Indeksonline/