E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veç me leje të UNMIK-ut

Duke komentuar protestën e së enjtes të serbëve të veriut, kryetari ilegal i Komunës në veri të Mitrovicës, Krstimir Pantiç i kanë thënë Policisë së EULEX-it se serbët janë kundër ndërtimit të shtëpive dhe objekteve, sipas tij, të paligjshme të shqiptarëve në Kroin e Vitakut pa lejen e administratës së UNMIK-ut. “Ne i kemi thënë se jemi kundër ndërtimit të shtëpive pa lejen e UNMIK-ut”, raporton Express.

Pantiç, që veten e quan kryetar të Mitrovicës, ka deklaruar në mbledhjen e “Kuvendit Komunal”, se i është dërguar ftesa për takim shefit të EULEX-it, Xavier Marnhac, komandanti të KFOR-it, Volker Halbauer dhe shefit të UNMIK-ut, Farid Zarifit. “U kemi dërguar ftesa komandantit të KFOR-it, shefit të EULEX-it dhe UNMIK-ut nga të cilët kërkojmë takim të përbashkët në mënyrë që të parandalojmë eskalimin e situatës në këtë lagje”, ka thënë Pantiq.

Ai ka theksuar se gjendja politike dhe e sigurisë në qytet është përkeqësuar dhe kërcënon të dalë jashtë kontrollit, duke shtuar se “ajo çfarë po ndodh në lagjen ‘Kroi i Vitakut’ paraqet tentim që me dhunë të ndryshohet struktura etnike e popullatës, që nuk është hera e parë”. “Ajo çfarë shohim këtyre ditëve është tentim që në këtë lagje të ndërtohen 172 banesa për veteranët e UÇK-së të cilët asnjëherë nuk kanë jetuar aty dhe një numri të vogël shqiptarësh që aty ishin para vitit 1999”, ka thënë ai./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›