Arrestohet adoleshenti i 4-t për vjedhjen me armë në Kamëz

Në pranga ra shtetasi .Z, 17-vjeç, banues në Kamëz Tiranë, me arsim 9 klasë, i pa dënuar.
Vjedhja ka ndodhur më datë 22 Korrik 2011, rreth orës 21.45, në rrugën e “OSBE”.-së në Kamëz, ku persona të armatosur dhe të maskuar, nën kërcënimin e armës së zjarrit, u kanë vjedhur disa telefona celularë, shumën e parave prej 5.000 lekësh dhe një kartë bankomati e Tirana Bank, shtetasve Rinor Esait Ponari, 21-vjeç dhe Roland Ponari, 19-vjeç, banues në Rrugën “Miqësia”, Kamëz.
Gjatë ditës së djeshme u bë i mundur dokumentimi i veprës, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve B. M., 17-vjeç, E. C., 17-vjeç, si dhe M.Z, 17-vjeç, të gjithë banues në Kamëz. Nga veprimet e kryera hetimore, rezulton se bashkautorë të vjedhjes me armë, janë edhe shtetasit Juliano Sulejmanasi, 18-vjeç, dhe E. M., 16-vjeç, po banues në Kamëz. Të dy këta shtetas janë shpallur në kërkim, dhe po punohet intensivisht për kapjen e tyre.
Në cilësinë e provës materiale, janë sekuestruar 2 aparate telefona celularë, të cilat u janë vjedhur të dëmtuarve, 1 xhup me kapuc dhe disa doreza plastike, të cilat kanë shërbyer për kryerjen e vjedhjes me armë. /S.Ll/Start/
2011-07-25 11:46