E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vritet per djalin 75-vjecari policia arreston te dyshuarit

Konflikti mes të rinjve ka shkaktuar sherrin mes të rriturve, kur për pasojë një 75-vjeçar ka mbetur i vrarë dhe një tjetër është plagosur rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në Pojan të Korçës dhe policia ka bërë shoqërimin e rreth 15 personave për të cilët thuhet se janë dëshmitarët të vrasjes së Ali Zenelit.

Sipas policisë, Zeneli 75-vjeçar ka mbetur i vdekur pas i goditjes me mjete te forta.

Ngjarja sipas hetimeve te deritanishme pas një konflikti që kishte i biri i Zenelit me tre vëllezërit e familjes Demiri.

Policia ka arrestuar Eduard, Bledar dhe Marinel Demiri si edhe Petrit Zenelin, djalin e viktimës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›