Policia zbardh ngjarjen e shperthimit me eksploziv ne Vlore
Policia e Vlorës zbardh ngjarjen e tre ditëve më parë ku si pasojë e shpërthimit të një bombe mbeti i vrarë një person në lagjen “Pavarësia” në vendin e quajtur “Albano & Romina”, në një banesë në katin e nëntë të një pallati.
Si pasojë e një shpërthimit të bombës është dëmtuar pjesërisht banesa dhe ka ngelur i dëmtuar rëndë shtetasi Nazmi Barjam Alliaj, vjeç 41, banues në Lagjen “Kushtrimi” Vlorë; i cili banonte me qera në këtë banesë për rreth dy javë.
Në momentin e shpërthimit ky shtetas ka qenë i vetëm në banesë, ku si pasojë e dëmtimeve të rënda të gjymtyrëve si dhe në kokë gjeti vdekjen në spitalin rajonal Vlorë.
Nga hetimet e kryera nga specialistë Xhenierë të ardhur nga drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit si dhe specialistë të Hetimit të Krimit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë, ka rezultuar se kjo është një ngjarje aksidentale, pasi mendohet që viktima ta ketë pasur lëndën plasëse në dorë në momentin e shpërthimit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës si ngjarje aksidentale.