Ne Bulqize pershkallezohet protesta e minatoreve futen ne greve urie
Pas rreth dy javë proteste në Bulqizë dhe disa ditë në kryeqytet, mbyllur pa asnjë marrëveshje konkrete, 20 minatorë janë ngujuar në greve urie.
Lajmin e ka bërë me dije kreu i Sindikatës, Luan Nika, i cili ka sqaruar se 20 përfaqësues të tyre kanë hyrë në grevë rreth orës 12.00 të ditës së sotme.
Sipas tij, pasi kane pritur për një marrëveshje mes palëve, lidhur me kërkesat e tyre për rritje të pagës, ulje të moshës së daljes në pension dhe kushte më të mira pune, e duke parë se asgjë nuk është bërë konkrete, ata kanë vendosur përshkallëzimin e protestës, me futjen në grevë.
Greva zhvillohet në ambientin e punës, në nivelin e 14-të të minierës, ku minatorët do të qëndrojnë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.