Arrestohet adoleshenti, plagosi shokun
FIER – Një 16 vjeçar është arrestuar me akuzën plagosje e rëndë me dashje. D.I, u arrestua pasi në vendin e quajtur lagjja 1 maji në qytetin e Patozit ka goditur me grushta për motive të dobëta bashkëmoshatari ne tij M.H. I dëmtuari aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore nga dëmtimet.
Materiale procedurale në ngarkim të 16 vjeçarit i janë dërguar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, Seksionit për të Mitur.