E Diel, 1 Nëntor 2026

Buzek Serbisë: Normalizoni marrëdhëniet me Kosovën

Në kuadër të një turneu vendeve të Evropës Juglindore, Presidenti i Parlamentit Evropian, Jezhi Buzek, do të vizitojë Kroacinë, Serbinë dhe Bosnjën e Hercegovinën.

Veç të tjerash, gjatë vizitës në Beograd, Buzek do t’i bëjë thirrje Serbisë për “normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”, ka deklaruar Marcin Grajevski, anëtar i kabinetit të Presidentit të Parlamentit Evropian.

Ndërkaq, në Parlamentin Evropian theksojnë se Buzek do t’u rekomandojë autoriteteve të Serbisë që të bëjnë gjithë çfarë munden për të qetësuar tensionet në veriun e Kosovës, si dhe do të përsërisë qëndrimin e Komisionit Evropian se njohja e Kosovës nuk është kusht për negociata të Serbisë me BE-në.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›