E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet, aksidentoi dy persona

BERAT- Nje aksident automobilistik me pasoje dy te plagosur ne gjende te rende per jeten, u shenua diten e djeshme ne aksin rrugor Kucove- Ure Vajgurore, prane vendit te quajtur "postbllok". Drejtuesi i mjetit tip "Benz", 25-vjecari Gazmend Xhindi, lindur dhe banues ne Uren Vajgurore, doli nga rruga dhe u permbys ne nje kanal kullues, ku mbeten te plagosur ne gjende te rende dy persona qe po udhetonin me te, 17-vjecarja Anisa Gjata dhe 18-vjecari Arbri Fasko. Aksidenti qe ndodhi pak pas mesnate, rreth ores 01:45 te mengjesit te djeshem, mendohet te jete shkaktuar nga shpejtesia e madhe e automjetit tip "Benz" tip 240, me targa BR 43 00. policia qe mberriti menjehere ne vendngjarje, beri te mundur arrestimin ne flagrance te Xhindit, nderkohe qe u transportuan me urgjence ne spital dy adoleshentet e plagosur, te cilet iu nenshtruan nderhyrjeve kirurgjikale dhe jane tashme jashte rrezikut per jeten. Drejtuesi i mjetit akuzohet per vepren penale te "shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugor". D. Xhelili

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›