I jep fund halleve me nje plumb
TIRANE - Me nje plumb ne zemer i dha fund halleve, stresit dhe jetes se tij pasditen e djeshme babai i tre femijeve. Bajram Elezaj, 49 vjec, u vetevra dje si pasoje e nje depresioni te thelle psikik. Elezaj, i cili ishte i punesuar si roje prane magazinave te nje firme te mirenjohur ne kryeqytet, qelloi dje veten me automatikun e punes, pikerisht gjate kohes qe ishte ne krye te detyres. Vetevrasja me e fundit ne kryeqytet ndodhi rreth ores 16.30, prane objektit privat qe ai kishte ne ruajtje ne fillim te autostrades Tirane-Durres. Bajram Elezaj, sipas burimeve nga vendi i ngjarjes nuk ka qene vetem ne objekt gjate pasdites se djeshme. Per minuta te tera ai ka qene duke biseduar me shokun e tij te turnit te punes dhe sipas burimeve policore, mesohet se atij nuk i kishte shfaqur ndonje ide vetevrasese. Rreth ores 16.30, Elezaj, lindur ne Tropoje e banues ne Tirane, baba i tre femijeve, ka shkuar i qete ne kabinen ku rrinte zakonisht si roje, ka marre automatikun e punes dhe i ka dhene fund jetes. Pasi ka pare shokun e punes ne pellgun e gjakut, i tmerruar roja tjeter ka lajmeruar menjehere policine. Ne vendin e ngjarjes kane shkuar forcat policore te komisariatit numer 2, dhe eshte ngritur grupi hetimor per zbardhjen e ngjarjes. Sipas eksperteve mjeko-ligjore mesohet se plumbi ne zemer ka qene fatal per rojen, i cili ka gjetur vdekjen e menjehershme. Sipas burimeve zyrtare mesohet se Elezaj vuante prej kohesh nga nje depresion nervor dhe kishte dite qe dhe ne orarin e punes shfaqte shenja merzitjeje dhe lodhjeje mendore, por ata ende po hetojne per te bere te mundur qe te provojne dyshimin e tyre kryesor, apo per te provuar dhe dyshimin tjeter qe gjithsesi eshte me i zbehte, ate te nje vetevrasjeje te mundshme nga pakujdesia me armen e punes. Diten e djeshme, roja i objektit privat para se te kryente vetevrasjen, eshte sjelle normalisht dhe ka qene shume i qete gjate gjithe kohes, aq sa asnje person i objektit nuk ka dyshuar se ai mund te vriste veten. Ende nuk eshte zbardhur nga inspektoret e hetimit te krimeve shkaku i vertete qe ka cuar 49-vjecarin ne kushtet e nje depresioni mendor e me pas ne dhenien fund te jetes. Nga njerezit qe punonin me te ai njihej si njeri i qete, por qe here pas here shfaqte merzi dhe paqendrueshmeri mentale. Pas ekspertimit te bere menjehere pas ngjarjes, trupi eshte percjelle ne morgun e Tiranes. Nga aty familjaret e kane terhequr trupin pa jete te te afermit te tyre per te kryer gjate dites se sotme ceremonine mortore. E. Elezi