E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet autori i aksidentit që i mori jetën 44-vjeçarit

Policia e Beratit ka arritur të identifikojë dhe të ndalojë autorin e aksidentit ku humbi jetën 44-vjeçari Tajar Ymeri. Burime të Komisariatit të Policisë Berat bëjnë me dije se rreth orës 01.00 është bërë ndalimi i shtetasit Florenc Mezini, 32 vjeç, banor i lagjes "Muzakaj" në këtë qytet. Sipas burimeve të policisë, ndalimi i 32-vjeçarit është bërë pasi dyshohet të jetë autor i aksidentit të ndodhur në rrugën Berat-Ura Vajgurore, në fshatin Otllak, ku si pasojë e këtij aksidenti gjeti vdekjen e menjëhershme shtetasi Ymeri, baba i tre fëmijëve. Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale automjetin tip "Mercedes Benz "me targa BR 1838 B, ndërkohë që materialet e kësaj çështje i kaluan prokurorisë për hetime të mëtejshme, ku i ndaluari do të përballet për veprën penale të "shkeljes së rregullave të qarkullit rrugor"

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›