Dy emigrantë kthehen pa jetë në vendlindje
Fund tragjik për jetën e dy emigrantëve shqiptarë, përkatësisht në Greqi dhe Itali. Gjatë momenteve të punës, ata kanë humbur jetën e tyre, por, përveç ceremonive mortore të organizuara nga familjet e tyre dje, asnjë rrethanë informative nuk dihet nëse ishin të legalizuar apo nëse mund të përfitonin nga ligjet e vendeve ku punonin pension ose dëmshpërblim për fëmijët a familjet e tyre. Mësohet se në fshatin Dorëz të Komunës Qendër, rreth 5 kilometra larg qytetit të Librazhdit, ka mbërritur trupi i pajetë i 32-vjeçarit A. Dosku. Burime nga të afërm të familjes bëjnë me dije se Dosku humbi jetën duke punuar si bojaxhi, ku ka rënë aksidentalisht në rrymë elektrike, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Ndërsa, në qytetin e Cërrikut, dje paradite është kthyer pa jetë 48-vjeçari Xh. Hajro dhe është përcjellë për në banesën e fundit. Mësohet se 48-vjeçari ka humbur jetën në Firence gjatë një aksidenti automobilistik.
Be. Dy.
Be. Dy.