E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shehu: Partia e Topit nuk do ta dëmtojë PD-në

 Deputeti Tritan Shehu, thotë se partia e re nuk do ta dëmojë Partinë Demokratike. 

“PD është liderja e së djathtës shqiptare dhe forcën e saj nuk e bazon nga ekzistenca e partive të tjera që mund të jenë në një hapësirë politike. Unë mendoj se PD nuk preket nga shtimi apo pakësimi i një apo dy partive në listën e gjatë prej rreth 70 partish që ka Shqipëria. Konsolidimi i saj nuk lidhet me këtë dhe as fitorja e saj e sigurt e 2013-ës nuk mund të ndryshojë në lidhje me të tillë elementë", theksoi ai.

Për sa i përket largimit të deputetit Oketa nga radhës e selisë blu, Shehu thotë se vendimi i tij ishte personal, por edhe i gabuar.  "Për mua një vendim personal i gabuar, krejt i gabuar të cilin unë realisht nuk kam dëshirë ta komentoj sepse çdo njeri në një vend demokratik, në një ambient demokratik merr vetë vendimet e veta dhe zgjedh forcën politike që do shkojë”, shtoi. /Start/

                                                                                             2012-03-04 16:59
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›