Siri, Kryqi i Kuq pengohet sërish

Qeveria siriane tha të premten se do të lejojë hyrjen e Kryqit të Kuq, pasi qeveria të marrë kontrollin mbi zonën nga kryengritësit, pas rrethimit gati njëmujor.
Por, armata tha se së pari duhet që të pastrojë Baba Amrin nga minat dhe mjetet e tjera shpërthyese, para se të lejojë hyrjen e organizatës.
Aktivistët flasin për ekzekutime dhe vrasje hakmarrëse, dhe vonesa sipas tyre mund ta ketë si shkak mbulimin e këtyre krimeve.
Homsi, qyteti i tretë më i madh në Siri, është shndërruar në fushëbetejë mes forcave qeveritare dhe kundërshtarëve të presidentit Bashar al Asad, të cilët filluan protestat prej gati një viti, duke kërkuar rrëzimin e Asadit.
/Start/E.B/
2012-03-04 17:15