E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia, 100 rruge do te rehabilitohen ne nje muaj Sonila Isaku



Bashkia e Tiranes ka vendosur qe te kryeje rehabilitimin e 100 rrugeve te ndryshme ne kryeqytet. Keto nderhyrje do te jene te pjesshme dhe totale duke bere te mundur eliminimin e gropave dhe problemeve qe hasen sot ne keto rruge. Sipas drejtoreshes se ndermarrjes nr. 2 ne Bashkine e Tiranes, Luzhiana Abazi, keto punime pritet te kryhen brenda nje muaji, te cilat do te jene nga shtrimi me disa shtresa te rrugeve, zgjerime dhe ndricim, si dhe rehabilitim te pjesshem te rrugeve, te cilat kane probleme.

Sipas Abazajt, me shume se 20 rruge kane nevoje emergjente per t`u rehabilituar. Sipas buxhetit te bashkise per 2012-n, disa nga rruget qe do te asfaltohen jane "Riza Cerova", "Hafiz Dalliu", "Thanas Ziko", "Gjon Buzuku", "Brigada 8" etj. Nderkohe, Abazaj sqaron se pjesa me e madhe e rrugeve te amortizuara jane ato te lagjeve te vjetra te Tiranes. "Tek zonat e reja te kryeqytetit nuk kemi probleme, pasi ne momentet qe jane dhene lejet e ndertimit, eshte parashikuar edhe shtrimi i rruges perreth objektit. Me problematike jane zonat "e vjetra" te Tiranes, sic jane tek Njesia 5, Njesia 2, apo edhe te Njesia 8 apo 9", - ka theksuar Abazaj, Nderkohe, sipas saj, "arnimet" e rrugeve do te behen ne rreth 80 segmente te tjera nga ndermarrja nr 2. Abazi thote se ka nisur puna ne rehabilitimin e disa prej tyre. "Jane afersisht 100 rruge, te cilat kane nevoje per nderhyrje. Kur themi per nderhyrje, duhet te kemi parasysh se jo te gjitha kane nevoje per rindertim tyre ne total. Nje pjese e tyre do te ndertohen nga e para duke perfshire nje rruge me te gjitha shtresat e veta te asfaltit, trotuaret dhe ndricimet. Nderkohe qe ka edhe rruge te tjera, te cilet kane nevoje per rehabilitim te pjesshem", - ka theksuar drejtoresha e ndermarrjes nr. 2 ne Bashkine e Tiranes. Sipas Abazajt, keto punime do te kryhen nga kjo ndermarrje se bashku me Drejtorine e Transporteve ne bashki ku punimet kane te perfshire edhe sistemimin e puseve te hapura dhe do te punohet edhe per sistemin e ndricimit. Mungesa e te cilave shpesh here ka qene burim aksidentesh.

Disa nga rruget qe do te asfaltohen

"Riza Cerova",

"Hafiz Dalliu",

"Thanas Ziko",

"Gjon Buzuku",

"Brigada 8"

"Perlat Rexhepi"

"Shyqeri Berxholli"

"Hajdar Hidi"

"Mihal Duri"

"Kim Holli"

"Mujo Ulqinaku"

"Islam Alla"

"Bogdani"

"Rruget e Selites"

Lista e rrugeve ku do te nderhyhet menjehere

"Konferenca e Pezes" (nga Birra Tirana te Kthesa Yzberisht)

"LLazi Miho"

"Rruga e Kavajes"

"Isuf Elazi"

"Frank Bardhi"

"Ibrahim Rugova"

"Ndre Mjeda"

"Ibrahim Pash Bushatlliu"

"Naim Frasheri"

"Pjeter Bogdani"

"Nikolla Tupe"

"Perlat Rexhepi"

"Adem Jashari"

"Texhadin Baholli"

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›