Maqedoni, Prokopiev fiton çmimin letrar ''Balkanika''
SHKUP- Shkrimtari maqedonas Aleksandar Prokopiev, fitoi çmimin ndërkombëtar letrar "Balkanika" me librin "Njeriu i vogël".
Përveç tij, në edicionin e 15-të të "Balkanika"-s në konkurrencë ishin edhe "Makina dhe histori të tjera" e Zdravko Evtimovit nga Bullgaria, "Udhëkryqi i Konstandinit" i Dejan Stoiljkoviçit nga Serbia, "E kuqja e demave" e Mira Meksit, "Do të ndodh diçka, do ta shihni" nga Hristos Ikonomu nga Greqia, "Zjarri i karmës" nga Omike Stanesku nga Rumania dhe "Shtëpia nga guri" i shkrimtares turke, Asli Erdogan.
Zgjedhjen e fituesit e bën një juri ndërkombëtare, që e merr vendimin me raunde votimi. Venko Andonovski është shkrimtari i vetëm maqedonas, i cili e ka fituar çmimin në vitin 2001 me romanin "Kërthiza e botës".
(el.me/MIA/BalkanWeb)