E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet autori i plagosjes në Kamenicë

Është arrestuar personi i dyshuar për plagosjen që ka ndodhur dje në mëngjes në fshatin Kranidoll të Kamenicës.

Policia bënë të ditur se i dyshuari kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës duke e lenë të plagosur.

Viktima ndodhet në tretman mjekësor përderisa i dyshuari me urdhër të prokurorit publik është dërguar në mbajtje.

Në vendin e ngjarjes policia ka konfiskuar disa gëzhoja të revoles./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›