Arrestohet autori i vrasjes në Ranoc

(E plotësuar) Policia e Kosovës ka arrestuar personin e dyshuar, shtetasin N.J.(1961), për vrasjen që ndodhi sot në fshatin Ranoc të Klinës. Personit të dyshuar i është konfiskuar edhe arma e zjarrit për të cilën dyshohet se e ka përdorur në rast.
“Njësitë përkatëse kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, përderisa në vendngjarje kanë arrit edhe hetuesit përkatës të Njësitit të Hetimeve Rajonale dhe nën mbikëqyrje të Prokurorit të çështjes kanë filluar këqyrjen e vendit për të mbledhur prova dhe dëshmi rreth vrasjes”, ka thënë Xhevat Ibra, zëdhënës i policisë rajonale në Pejë.
Sipas hetimeve preliminare dyshohet se deri të incidenti kishte ardhur pas një konflikti verbal dhe fizik në mes të dyshuarit dhe viktimës. Trupi i pa jetë i viktimës me vendim të Prokurorit është dërguar për ekzaminim./Indeksonline/
----
Një person është vrarë sot me armë zjarri në fshatin Ranoc të Klinës. Viktima është Gj. Jaku, 52-vjeç, ndërsa autori i krimit për momentin është i panjohur.
Rastin e vrasjes e ka konfirmuar për Indeksonline edhe zëdhënësi i Policisë në Pejë, Xhevat Ibraj, mirëpo i njëjti thotë se sot gjatë ditës do të lëshojnë një komunikatë për media, pasi që hetuesit ende ndodhen në vendin e krimit./Indeksonline/