Rompuy: Serbia të normalizojë raportet me Kosovën

Presidenti i Bashkimit Evropian Herman Van Rompey, pas takimit me kryeministrin e Serbisë Ivica Daçiq ka përshëndetur përparimin e qeverisë së Serbisë në dialogun me Kosovën, raporton REL.
“Besoj se kryeministri Daçiq do të bëjë gjithçka për të afruar Serbinë kah BE-ja dhe për të normalizuar raportet me Kosovën”, që është thelbësore për marrjen e datës për bisedime”, u shpreh Van Rompuy./Indeksonline/