E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masterat ne pikepyetje per kete vit

Burime nga universitetet publike bejne te ditur se nuk jane ne gjendje te percaktojne se cilat mastera do te funksionojne per shkak te ndryshimeve ne ligjin e arsimit te larte

Nje pjese e programeve master te universiteteve publike jane ne pikepyetje per shkak te rikonceptimit te masterave te nivelit te dyte me ligjin e arsimit te larte dhe konvertimin e tyre ne mastera shkencore. Burime nga keto universitete bejne te ditur se konvertimi i ka bere te mos jene ne gjendje te percaktojne se cilat mastera do te funksionojne per kete vit akademik dhe cilat jo.

Ndryshimet

Ne kete menyre burime nga universitetet publike bejne te ditur se kurset e tipit master i nivelit te dyte qe tashme jane kthyer ne mastera shkencore ne baze te ligjit te ri te arsimit te larte nuk mund te nisin programin e tyre te ri pasi kurrikulat i kane te pamjaftueshme. Sipas tyre keto programe tashme duhet te jene dyvjecare cka do te thote se duhet te kene 120 kredite.

Deri perpara hyrjes ne fuqi te ligjit te arsimit te larte masterat e nivelit te dyte kane pasur ne total 60 kredite aq sa jane te detyrueshme per vitin e pare te doktoratures. Ne kete menyre tashme ato duhet te kalojne serish ne procesin e akreditimit dhe te miratimit pasi iu eshte shtuar nje vit shkollor dhe si pasoje duhen edhe 60 kredite per te plotesuar kete hendek. Ne nuk mund ti celim keto programe ne kushtet qe jemi ndash bejne te ditur keto burime nga universitetet publike.

Aplikimi

Ne cdo rast aplikimi vazhdon dhe kryhet ne sekretarite e shkollave te larta nga ora 0800 deri ne oren 1600. Aplikantet duhet te kene perfunduar medoemos diplomen e nivelit te pare ose lsquobachelor. Ata duhet te paraqesin ne sekretari dosjen e aplikimit ku permbahet kopje e noterizuar e diplomes dhe e listes se notave nje dokument identifikimi dy fotografi nje kerkese me shkrim ku specifikohet dega ku aplikohet dhe dega e pare qe ka perfunduar aplikanti si edhe nje CV.

Pas dorezimit te dokumentacionit afati i fundit i te cilit eshte javen e ardhshme aplikantet do te presin mbledhjen e komisionit lsquoad hoc i cili do te vendose se cilet jane fituesit. Kriter per kete do te perdoret vetem mesatarja e bachelorit nderkohe qe nese me shume se nje person kane te njejten mesatare atehere do te behet vleresimi i CV-se se aplikantit dhe njekohesisht do te intervistohen te interesuarit.

Rikonvertimi

Ligji i ndryshuar i arsimit te larte percakton se diplomat e nivelit te pare do te quhen diploma universitare Bachelor diplomat e nivelit te dyte Master i Shkencave ndersa masterat e nivelit te pare thjesht Master profesional. Ligji i ri parashikon qe ata qe perfundojne Bachelorin ish-DNP-ne mund te vijojne studimet ne Masterin njevjecar ose ne Masterin e Shkencave dyvjecar qe kane zene vendet e diplomave te deritanishme.

Nderkohe per te vijuar doktoraturen duhet qe te kesh medoemos Masterin e Shkencave. Ata qe diplomohen kete vit ne Master te Nivelit te Pare do te marrin diplome universitare Master profesional dhe me te mund te vijojne studimet Master i Shkencave duke konvertuar nje pjese te programit qe kane zhvilluar gjate vitit te studimit te tyre.

Masteri i nivelit te dyte nuk perfshihet me ne sistemin tone arsimor sipas ligjit te ri duke hequr nje nga hallkat me te debatuara te sistemit arsimor universitar. MND konvertohet ne Master Shkencor nderkohe qe mbajtesit e tij nese hyne ne doktorature futen direkt ne vit te dyte.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›