Arrestohet autori i vrasjeve në Fier dhe Lushnje
Policia e Tiranës me anë të një deklarate për mediat bëri të ditur se janë zbardhur dy vrasjet e ndodhura disa ditë më parë në Kavajë dhe Lushnjë duke arrestuar edhe autorin e tyre.
Në një konferencë për shtyp drejtori i policisë së Tiranës Sajmir Muça deklaroi se është arrestuar 19-vjeçari, Jurgen Kule nga Libofsha e Fierit. Ai dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin E.I, i cili ka vdekur para një muaji pasi ka konsumuar një sasi fostoksine kanë vrarë në fillim takstin Urim Bregu nga Kavaja duke i vjedhur atij edhe automjetin.
Më pas grabitësit janë ndaluar në një pikë karburanti në fshatin Plug në Lushnje ku edhe kanë vrarë 53-vjeçarin Petraq Mihali, roje në këtë karburant.
Sipas policisë gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 19-vjeçarit u gjet edhe pistoleta e përdorur në të dyja vrasjet dhe 5 fishekë.