E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet babai i Runit, dyshohet për fiksim të ndeshjeve

Roni me babain e tij

Wayne Rooney Snr, babai sulmuesit të Mançester Junajtid është arrestuar sot nga policia për shkak të përfshirjes në fiksim të ndeshjeve të futbollit.

Ai u arrestua shtëpinë e tij në Liverpool. Po sot, bashkë me të është arrestuar edhe xhaxhai i sulmuesit, Richi, 54 vjeç. Ata janë dy nga nëntë personat e përfshirë në këtë skandal.

Bëhet fjalë për fiksimin e ndemjes MotherWell Heart, luajtur dhjetorin e kaluar. Mesfushori i Motherëell, Steve Jennings gjithashtu është arrestuar pasi dyshohet se gjatë kësaj ndeshje ka marrë qëllimisht karton të kuq.

Ndeshja u fitua nga Heart me rezultatin 2-1. Në një komunikatë Federata e Futbollit të Skocisë bën me dije se arrestime janë për shkak të evidentimit të parregullsive gjatë ndeshjes.

Dyshohet se ishte parashikuar marrja e kartonit të kuq. Në Angli është vendosur një bast prej 500 paundësh, me koeficientin 11 që ka një karton të kuq në ndeshje. Jenning mori karton e dytë të verdhë për kundërshtim të arbrit në minutën e 83 të ndeshjes pasi ai nuk kishte akorduar një 11 metërsh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›