Udhëkryqi i Shqipërisë!

Ai thekson se politika duhet të jetë në dispozicion vetëm për interesat e vendit.
"Sot, Shqipëria në NATO dhe aspiruese për në Bashkimin Evropian meriton të ketë një sjellje të re politike, një mënyrë të re mendimi dhe veprimi. Gjej rastin të apeloj sot të gjithë aktorët politikë në vend, ata që janë mandatuar ose kanë zgjedhur të përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve, që në sjelljen e tyre politike dhe institucionale të dëshmojnë kurajo e përgjegjësi për të vendosur agjendën qytetare mbi çdo agjendë politike të ditës, dhe kështu, për të jetësuar në praktikë vlerat dhe parimet e demokracisë tek të cilat besojmë. Duke vepruar kështu politika vihet në funksion të qytetarëve dhe u shërben siç duhet interesave të vendit duke dëshmuar njëherësh respekt thelbësor për partneritetin dhe mbështetjen e jashtëzakonshme të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian dhënë Shqipërisë gjatë këtyre dy dekadave", theksoi Topi.
Deklarata e tij u bënë gjatë një takimi me rastin e 20-vjetorit të hapjes së ambasadës amerikane në Tiranë, ku ishte i pranishëm edhe ambasadori i SHBA-ve, Aleksandër Arvizu.
"Është në duart tuaja, të shqiptarëve. I përket Shqipërisë ta përcaktojë të ardhmen dhe për këtë duhet të bëjmë zgjedhjet e drejta, në mënyrë që bashkërisht të shpiem përpara integrimin e Shqipërisë në BE", u shpreh Arvizu. Tani, theksoi ai, "sikurse vepruam 20 vite më parë, ne ju zgjasim dorën tonë, ju ofrojmë ndihmën dhe inkurajimin tonë për të bërë zgjedhjen për përparim të pandërprerë". Arvizu tha se mënyra më e mirë sesi mund ta nderojmë miqësinë tonë është të vazhdojmë përpara gjatë rrugës që shtruam në 1991-in.
"Ajo rrugë udhëheq drejt një demokracie të gjallë dhe të patundshme, institucione të forta dhe të pavarura, një shtet ligjor i fortë dhe begati ekonomike. Ajo rrugë udhëheq drejt integrimit ku Shqipëria i bashkëngjitet vendit të saj të drejtë si anëtare e plotë e BE-së, për të punuar së bashku me SHBA-të dhe sëbashku me vendet e tjera demokracidashëse dhe liridashëse, për të përkrahur parimet demokratike në mbarë rajonin dhe botën", tha Ambasadori Arvizu.
“Ja ku jemi 20 vjet më pas dhe ne e gjejmë veten një tjetër udhëkryq. Ne kemi parë gjithmonë se të fajësosh nuk funksionon. Sot gjithashtu Shqipëria është në nevojë të një reforme dhe se është e qartë tek të gjithë këtu se është një rrugë që do sjellë mundësi të reja për popullin shqiptar, të cilët janë shprehur qartë se ku i përket e ardhmja e vendit të tyre. Prespektiva e Shqipërisë është në dorën e shqiptarëve. Udhëheqësit e vendit patjetër duhet të bëjnë zgjedhjen korrekte për t’u bashkuar në të avancuarin e integrimit drejt BE-së. Tani, siç e bëmë 20 vjet më parë ne e shtrijmë dorën duke ofruar asistencë dhe inkurajim për vazhdimin e progresit", theksoi Arvizu. /Start/
2011-10-06 10:50