Arrestohet bashkëshortja e Mubarakut
Agjencia shtetërore e lajmeve të Egjiptit, MENA, ka raportuar se autoritetet kanë urdhëruar arrestimin e Suzanë Mubarak, gruaja e ish Presidentit, Hosni Mubarak.
Vendimi është bërë publik një ditë pasi qeveria raportoi se Mubarak dhe gruaja e tij janë marrë në pyetje rreth dyshimeve, se të dy kanë grumbulluar pasuri të madhe në mënyrë ilegale.
MENA raporton se prokurorët kanë urdhëruar mbajtjen në burg për 15 ditë të Suzanë Mubarak, në pritje të hetimeve shtesë në lidhje me akuzat.
Ish Presidenti, 82 vjeçar, po qëndron në spital, në rajonin bregdetar të Sinait. Ai është marrë në pyetje disa herë, por diten e enjte, bashkëshortja e tij, për herë të parë është përballur me hetuesit.