Fratini: Gadafi është i plagosur

Ministri italian i Punëve të Jashtme, Franko Fratini, ka thënë se ai është informuar nga ndërmjetësuesit e Kishës Katolike se lideri i Libisë, Muamer Gadafi, "sipas të gjitha mundesive, po qëndron jashtë Tripolit dhe me siguri, është edhe i plagosur".
Qeveria e Gadafit e ka hedhur poshtë lajmin duke e quajtur "të pakuptimtë".
Forcat rebele në Libi janë duke luftuar kundër forcave të Gadafit prej tre muajsh, ndërsa mbajnë nën kontroll qytetin e Bengazit si dhe lindjen e vendit.
Megjithatë, këto forca kanë pasur pak përparim kundër forcave qeveritare që e kontrollojnë kryeqytetin, Tripoli, dhe pjesën më të madhe të perëndimit.