E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miçell do të japë dorëheqjen

Agjencitë e lajmeve perëndimore deklarojnë se i dërguari special për Lindjen e Mesme, Xhorxh Miçell, po jep dorëheqjen, dy vjet pas emërimit në këtë detyrë.

Largimi i Miçell pritet të komplikojë edhe më tepër procesin e penguar të paqes, mes arabëve dhe izraelitëve.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xhej Karnej, ka thënë se Presidenti Barak Obama, “do të japë një deklaratë më vonë, për këtë çështje”.

Obama kishte emëruar Miçellin si ndërmjetës të Lindjes së Mesme në administratën e tij në vitin 2009, duke shpresuar se diplomati veteran mund të përdorë aftësitë e tij prej negociatori për konfliktin arabo – izraelit.

Megjithatë, dy vjet pas këtij emërimi, Izraeli dhe palestinezët nuk janë afruar në arritjen e një marrëveshje paqeje, të cilën SHBA-të, shpresojnë të çojë deri në krijimin e dy shteteve që jetojnë krah njëra- tjetres.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›