E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet, do t'i dhuronte te birit nje prostitute per ditelindje

Nje baba 42-vjecar eshte arrestuar, per shkak se deshironte t'i bente dhurate te birit 14-vjecar eksperiencen e pare seksuale me nje prostitute. Sic raporton "The Daily Telegraph", polaku 42-vjecar, banues prej tete vjetesh ne Britanine e Madhe, kishte dale se bashku me te birin me makine, ne bulevardin me drita te kuqe te qytetin e Nottingham-it, ne kerkim te nje prostitute, qe t'i mesonte atij se cfare eshte seksi. Gustoja e djaloshit, qe sapo kishte mbushur 14 vjec, e futi ne telashe te atin. Prokurori Adrian Harris tha per mediat se adoleshenti pa nga prostituta qe i pelqeu dhe tha "Do vinte ajo me mua"? Kuptohet qe tentativa nuk perfundoi mire, per shkak se babe e bir hasen ne nje gjoja prostitute, qe ne fakt ishte nje agjente policie e infiltruar. Mesohet se burri, emri i te cilit eshte mbajtur sekret, ka mundur t'i shpetoje burgut. Kreu i trupit gjykues te Gjykates ne Nottingham anuloi denimin prej 10 muajsh burg, per shkak te sjelljes se mire te tij gjate procesit gjyqesor. Gjyqtari Jonathan Teare saktesoi per me teper se "babai nuk kishte ndermend t'i bente keq te birit". "Ju nuk e dinit qe do te hasnit nje police, ne vend te prostitutes. Eshte detyra juaj te kujdeseni per djalin dhe gjendjen e tij te mire morale. Ju nuk mendoni t'i mesoni atij rruget e seksit permes nje prostitute". Pas deklarates se gjykatesit, u vendos qe 42-vjecari, se bashku me te birin 14-vjecar, te vijojne ende te jetojne ne te njejten banese. Per shume banore te ketij qyteti, deklarata e ketij gjyqtari mbetet e cuditshme, sidomos ne kushtet kur i ati i adoleshentit ka thyer disa rregulla te pergjithshme morale, te pranuara nga komuniteti i prinderve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›