Pritje madheshtore per Biden
PRISHTINE - Lidershipi i Prishtines ka paralajmeruar se kosovaret do t'i rezervojne nje pritje madheshtore zevendespresidentit amerikan, Joe Biden. Kryeministri Hashim Thaci tha se Biden meriton respektin e popullit te Kosoves. "Z. Biden eshte i familjarizuar me ceshtjet e Kosoves. Qeveria dhe populli i Kosoves po e pret me padurim ardhjen e tij. Do te jete nje pritje madheshtore, te cilen edhe e meriton z. Biden", ka thene kryeministri Thaci gjate nje vizite qe i beri qytetit te Ferizajt. Ministri i Jashtem, Skender Hyseni, nderkaq, e cilesoi si historike viziten e zevendespresidentit amerikan. "Institucionet e vendit kane bere pergatitjet per nje pritje madheshtore per mikun e popullit te Kosoves. Kjo eshte nje vizite historike", tha Hyseni.
"Vizita e Bidenit do te jete nje rikonfirmim i mbeshtetjes se fuqishme amerikane per Kosoven dhe do te deshmoje pranine e metejme te saj ne kete pjese te Ballkanit", shtoi ministri Hyseni. Zevendespresidenti amerikan do te vizitoje te enjten Prishtinen, ku do te takohet me presidentin, kryeministrin, kryetarin e Kuvendit, si dhe do te vizitoje kampin amerikan ne periferi i qytetit te Ferizajt. Qyteti i Ferizajt, te dielen priti edhe kryeministrin e Kosoves, i cili me kete rast cmoi arritjet e pushtetit lokal. "Ndjehem mire qe si qeveri kemi mbeshtetur keto projekte. Komuna e Ferizajt eshte shembulli me i mire i ndryshimeve pozitive ne Kosove", ka thene kryeministri i Qeverise se Kosoves, Hashim Thaci, i cili ka vezhguar nga afer punet ne rrugen "13 Qershori" dhe ne ndertimin e objektit te ri te Shkolles fillore "Tefik Canga". "Kam qene vazhdimisht i inkurajuar nga Qeveria dhe vazhdimisht kam pasur perkrahjen e saj. Per vitin e kaluar kemi pasur 11 milione investime, ndersa kete vit do te kemi investime ne projekte kapitale nga 17 deri ne 20 milione", ka thene kryetari i Komunes se Ferizajt, Bajrush Xhemaili, i cili me kete rast edhe ka falenderuar per mbeshtetje kryeministrin e Kosoves, Hashim Thaci.
I pyetur nga gazetaret se a do ta shfrytezoje viziten ne Ferizaj per te vizituar xhematin e Xhamise se Madhe, qe tash e nje jave gjenden ne greve urie, Thaci ka thene se si kryeminister nuk do te perzihet ne problemet e Bashkesise Islame, por megjithate ka shprehur vullnetin e mire qe te ndihmoje ne zgjidhjen e ketij problemi. Thaci me pas duke ecur kembe rruges kryesore "Deshmoret e Kombit", shpesh eshte ndalur dhe ka folur me qytetaret. Kryeministri ka gjetur kohe te pije nje kafe mu ne qender te qytetit te Ferizajt. Viziten e tij e ka perfunduar ne seline e Deges se PDK-se, ndersa fillimisht ishte pritur ne zyrat e kryetarit te Komunes se Ferizajt, Bajrush Xhemailit.