Ferati: Beogradi te jete i moderuar
PRISHTINE - Autoritetet ne Kosove besojne se deri ne vjeshten e ketij viti, kur edhe pritet te mbahen zgjedhjet per pushtetin komunal, te themelohen edhe komunat e reja me shumice serbe, te parapara ne planin e presidentit Martti Ahtisaari. Ne nje bisede per Zerin e Amerikes, Ministri i Pushtetit Lokal, Sadri Ferati, thote se institucionet e Kosoves bashke me Zyren Civile Nderkombetare po i bejne te gjitha pergatitjet qe komunat e reja te jene te gatshme. Por, ai terheqe verejtjen per medyshjet e qytetareve serbe per te bashkepunuar ne procesin e decentralizimit. "Ekziston vetem nje faktor te cilin akoma nuk e kemi siguruar dhe ai eshte aktivizimi me i fuqishem i qytetareve te komunitetit serb dhe te lidereve te cilet ne nje mase akoma hezitojne", thote ministri Ferati.
Ai shpreson ne bashkepunimin me e qytetaret e komunitetit serb dhe me udheheqesit e tyre. "Shpresojme se edhe sjellja e Beogradit do te jete e moderuara dhe se ata do te bazohen ne interesin e qytetareve te komunitetit serb qe ata te ekzistojne ne vatrat e tyre, qe ata te inkurajohen per te marre pjese ne keto procese dhe qe ata te faktorizohen dhe te marrin te gjitha te drejtat e barabarta si te gjithe qytetaret e Kosoves dhe qe bashkerisht te ndertojne perspektiven tyre evropiane". Procesi i decentralizimit i cili parasheh krijimin komunave te vecanta me shumice serbe, eshte kundershtuar nga Beogradi dhe nje pjese e qytetareve serbe, ndersa qytetaret shqiptare nuk e shohin me sy te mire per shkak te shqetesimeve, sic thuhet, per ndarjen e Kosoves ne baza etnike.
"Kjo eshte droja e nje pjese te qytetareve shqiptare, se ne a po stimulojme ndarje dhe paralelizem apo vertete mundesi per integrim dhe funksionim. Ndersa qytetaret e komunitetit serb, nje pjese, nen ndikimin e politikave te Beogradit dhe disa qarqeve ekstreme ketu ne Kosove, konsiderojne se pjesemarrja e tyre ne kete proces, dhe marrja e ketyre kompetencave,menaxhimi i te drejtave te tyre, pa nderhyrje, pa censure dhe pa majorizim nga niveli qendror, do te deshmoje se ata kane nevoje per te drejta dhe kane nevoje per barazi", thote ministri Ferati.
Decentralizimi eshte cilesuar si nje nga proceset me te veshtira qe dalin nga propozimi i presidentit Ahtisaari, mbi bazen e te cilit Kosova e ka shpallur pavaresine. Ndonese cilesohet si proces i domosdoshem per afrimin e pushtetit me qytetaret, pjesetaret e komunitetit serb kane kerkuar qe ky proces te mos zbatohet ne baze te planit Ahtisaari. Por autoritetet ne Kosove kundershtojne cdo ndryshim te mundshem ne kete plan, ndersa shprehen te bindur se decentralizimi i pushtetit komunal do te zbatohet ne afatin e parapare.