E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Parku i seksit" ne Kine, ne shenjester te kritikave

Parku i pare me teme seksi ne Kine, ne te cilin do te ekspozohen skulpturat e trupave te zhveshur dhe gjenitaleve te medha, deri tani ka marre shume kritika te ashpra. Keshtu njofton ne anglisht gazeta "China Daily News". Parku "Toka e dashurise" do te hapet zyrtarisht ne muajin tetor te ketij viti ne Chongching ne jugperendim te Kines, por kritiket e saj shpresojne se kjo nuk do te ndodhe kurre. Pervec pamjeve te cilat i jane dedikuar historise se seksualitetit dhe teknikave te berit dashuri, ne park do te paraqitet nje statuje e madhe e organit te poshtem te femres, e cila nuk eshte per shijen e cdokujt; nje kukull me kembe te hapura dhe te mbathura ne miniature, te cilat pothuajse nuk fshehin asgje. Policia i eshte bashkuar kritikeve te shumta ne internet. "Ato gjera jane te zbuluara se tepermi. Me vjen turp t'i shoh kur jam me shoqeri", ka thene policja Liu Daiwei. Ne mbrojtje te tij, drejtori i parkut Lu Xiaoching ka sqaruar se "Toka e Dashurise" duhet t'u vije ne ndihme njerezve te kane jete seksuale me harmoni. "Seksi eshte teme tabu ne Kine, por njerezve me te vertete u nevojitet me shume informata per te", ka shtuar ai.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›