Pacolli Nese fitojme ne OKB ne 2011-en
Kreu i AKR
Lideri i AKR-se Behgjet Pacolli ne nje interviste per emisionin Rubikon ne KTV premtoi se nese ata marrin qeverisjen pas zgjedhjeve te ardhshme Kosova ne shtator te vitit te ardhshem do te jete pjese e Kombeve te Bashkuara. Pacolli ka premtuar njohje te shumta nese koalicioni i tij merr qeverisjen. Lideri i AKR-se nuk ka lene pa permendur edhe njohjet e premtuara nga qeveria pas Mendimit Keshilledhenes te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise te cilat nuk ndodhen. Diten e zgjedhjeve ne Rahovec Pacolli e ka quajtur te tmerrshme. Ai ka kujtuar veturat e zeza qe kane krijuar trysni te qytetari. Ai nuk ka perdorur fjalen manipulim duke thene se nuk ka fakte por ka thene se ne disa fshatra mundesia e manipulimeve eshte me e madhe.