E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet drejtori i kompanise se sigurimeve Kosova e Re

Policia e Kosoves ka deklaruar se ka arrestuar sot drejtorin e kompanise se sigurimeve Kosova e Re.

Ne nje njoftim per mediat thuhet se Policia ka realizuar urdheresen e pranuar nga Prokuroria Speciale e Kosoves dhe si pjese e procedures hetimore me te njejten urdherese eshte arrestuar edhe keshilltari i drejtorit nga kompania e njejte.

Qe te dy te dyshuarit njeri kosovar shqiptar e tjetri kosovar turk jane arrestuar me dyshimin e bazuar se kane kryer veprat penale shperdorim te pozites zyrtare dhe pervetesim gjate ushtrimit te detyres zyrtare thuhet ne njoftimin per media te Policise se Kosoves.

Urdheresa eshte realizuar nga oficeret e Policise se Kosoves qe jane pjese e Task Forces Kunder Korrupsionit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›