E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet edhe Qetsor Ferrunaj fituesi i Big Brother Albania 2

Incidenti Kater police e ndoqen deri ne shtepi dhe shtine me arme ne ajer

Policia e Vlores vuri ne pranga dje edhe Qetsor Ferunajn personazhin e njohur qe fitoi edicionin e dyte te Big Brother Albania. Ai ishte shpallur ne kerkim dy dite me pare per organizimin e protestes qe degjeneroi ne dhune dhe dje u dorezua vete pas ndermjetesimit te gazetarit te Top Medias ne Vlore Mikel Marsi i cili mori garanci nga drejtuesit e policise lokale se ndaj Ferunajt nuk do te ushtrohej dhune.

Qetsor Ferunaj eshte banor i Dukatit dhe eshte perfshire qe ne fillim ne organizimin e burrave te ketij fshati per te mbrojtur tokat e tyre. Ai ishte edhe dje nje nder oratoret qe moren fjalen ne Kuvendin e Dukatit. Ne nje prononcim per Shqip pas mbledhjes se ketij kuvendi ai shprehu pakenaqesine per dhunen qe u ushtrua ndaj banoreve te Dukatit dhe tha se goditja me gure ndaj policise ishte vetembrojtje.

Ne kemi reaguar vetem per vetembrojtje dhe asgje tjeter. Ne vendosem per mosbindje civile pasi per ne nuk ekziston shteti i cili eshte dhe katalizatori dhe rregullatori i te gjithe kesaj situate qe eshte krijuar ne Dukat. Ne do te vazhdojme protestat derisa pronat tona te jene te dukatasve tha Ferunaj.

Por menjehere pas mbledhjes se kuvendit dhe bllokimit per 30 minuta te rruges policia qe ndiqte nga distanca situaten eshte vene ne ndjekje te Ferunajt. Fituesi i BB2 tregoi per gazeten Shqip se ishte nje situate e paparashikuar kur kater police me ndoqen me makine dhe tentuan te me fusin ne banese per te me arrestuar. Ferunaj tha se gjerat ndodhen shume shpejt sa atij nuk i kujtohet me saktesi se cfare ngjau. U largova me vrap ne drejtim te baneses time dhe njeri prej kater policeve qe me ndiqnin nxori armen dhe qelloi kater here ne ajer per te me trembur. Ne keto kushte isha i detyruar te rrija i fshehur deri ne momentin qe mora garanci nga drejtori i Policise se Vlores Ylli Metko qe nuk do te dhunohesha tha Ferunaj.

Pas ndermjetesimit dhe marrjes se garancise se nuk do te dhunohej Ferunaj u paraqit ne Drejtorine e Policise se Qarkut Vlore ku ndodhet edhe aktualisht ne pritje te nje vendimi per masen e sigurise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›