PS rikthen te vjetrit dhe rebelet e LSI-se
Asambleja Kombetare e PS-se ka percaktuar dje aksionin e ri politik qe do te ndjeke selia roze ne ditet ne vazhdim kunder qeverise Berisha. Per te bere kete kreu i Partise Socialiste ka ekspozuar dje strategjine e tij per te vazhduar protestat dhe per te ftuar prane Partise Socialiste emra te njohur te se majtes dikur te larguar. Asambleja ka votuar dje 14 emrat e rinj te asamblese ku mes tyre spikaten tre te ardhur nga Levizja Socialiste per Integrim dhe shume personalitete te distancuara nga selia roze vitet e fundit per arsye te ndryshme politike. Mes tyre jane Musa Ulqini qe kohe me pare u perfshi edhe ne levizjen per mendimin ndryshe ish-guvernatori i Bankes Shkelqim Cani e shume figura te tjera te vjetra te PS-se. Partia Socialiste ne mbledhjen e Asamblese ka ngritur grupe pune ne cilesine e komisioneve te kesaj Asambleje per pese ceshtje kryesore. Armando Subashi do te drejtoje komisionin per administrimin zgjedhor Maqo Lakrori do te drejtoje komisionin per menaxhimin e burimeve njerezore Bashkim Fino do te drejtoje komisionin per pushtetin vendor Ditmir Bushati do te drejtoje komisionin per analizen politike dhe strategjine elektorale ndersa Arben Ahmetaj do te drejtoje komisionin per marredheniet me grupin e interesit.
ProtestatNese mazhoranca nuk zgjidh krizen dhe nuk pranon oferten e 22 tetorit te Partise Socialiste e majta e bashkuar do tu drejtohet protestave. Vendimi i Asamblese eshte qe opozita do ti vazhdoje protestat kunder qeverise ne te gjithe vendin nese nuk i jepet zgjidhje krizes politike. Gjate mbledhjes me dyer te mbyllura ka pasur diskutime brenda struktures se PS-se por pa dale nga linja e deklaratave te bera nga lidershipi i te majtes. Lidhur me protestat Asambleja Kombetare e PS-se mori vendimmarrje per ti pershkallezuar ato ne te gjithe vendin dhe duke ia lene opozites per te vendosur nje date konkrete per zhvillimin e tyre. Asambleja e Partise Socialiste diskutoi mbi krizen politike edhe mori vendim qe perseri te vazhdoje te mbeshtese kerkesen e saj si te vetmen menyre per zgjidhjen e krizes dhe ngercit politik ne vend per pranimin nga qeverisja te ofertes se fundit te opozites dhe zgjidhjen ne zbatim te rezolutes se Parlamentit Europian tha deputeti i PS-se dhe sekretari organizativ i kesaj partie Blendi Klosi. Nese mazhoranca nuk e pranon oferten e opozites dhe zgjidhjen ne zbatim te rezolutes se Parlamentit Europian opozita do te vazhdoje protestat. Klosi deklaroi se opozita kerkon plotesimin e kerkeses per transparence te plote te zgjedhjeve te 28 qershorit nderkohe qe eshte bere apel per bashkimin me opoziten shqiptare te te gjithe atyre qe mendojne se vendi eshte keqqeverisur dhe qe e shohin Partine Socialiste si te vetmen shprese per te ardhmen.
Sekretari Organizativ i Partise Socialiste Blendi Klosi tha se per daten e fillimit te protestave ne te gjithe vendin do te vendose kryesia e Partise Socialiste dhe Opozita e Bashkuar. Ne lidhje me zgjerimin e radheve te opozites deputeti Klosi u ka bere apel te gjitha partive dhe individeve qe te afrohen dhe bashkohen me Partine Socialiste. Asambleja beri apel per bashkim mes opozites shqiptare i te gjithe atyre qe mendojne se qeverisja e Berishes i ka bere dem ketij vendi tha Klosi. I pyetur nese ky apel per bashkim i drejtohet edhe LSI-se deputeti Klosi sqaroi se Asambleja diskutoi me shume vemendje dhe beri disa kuotime per figura dhe elemente te cilet sic e thashe pranojne Opoziten e Bashkuar Partine Socialiste si te vetmen force si te vetmen shprese per zhvillimin e ketij vendi. Mes 14 anetareve te rinj te asamblese spikasin ish-socialiste te vjeter si Agron Duka Ndre Legisi Pellumb Xhufi Stefan Cipa Erjon Veliaj etj.
Deputeti Klosi u shpreh se pervec protestave opozita do te kerkoje me force vazhdimin e transparences ne ekonomi dhe ne fusha te tjera. Vendimi perfundimtar i Asamblese ishte nisja e protestave te pandalshme nga ana e opozites per rrezimin e qeverise dhe kerkesa drejtuar anetareve dhe simpatizanteve te se majtes qe te ngrihen per te ndryshuar qeverisjen e vendit.