E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet francezi i njohur si njeriu-merimangë

Sidnej, 1 Shtator, NOA- Policia australiane, ka arrestuar Alain Robert, i njohur si njeriu-merimangë francez dhe kjo pasi ishte ngjitur në një qiellgërvishtës në Sidnej.

Robert ka kaluar 57 kate të Lumiere Building dhe kjo vetëm në njëzet minuta, pa asnjë ndihmë në duar dhe pa një ekuipazh sigurie.

Diçka e tillë ka ndodhur në mesin e shumë admiruesve të tij, të cilët e kanë duartrokitur gjatë performancës.

Njeriu-merimangë, 48 vjeç, është një profesionist në ngjitje të tilla dhe e kryen këtë performancë në shenjë për të treguar kujdesin ndaj ngrohjes globale.

r.b/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›