E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kinë, kërkohen menaxherë të huaj për ndërmarrjet shtetërore

Kinë, 1 Shtator, NOA - Ka nisur kërkimi i 20 menaxherëve të huaj, të cilët do të punësohen nga ndërmarrje shtetërore në kinë.

Kështu falë një propozimi në ueb, State-owned Assets Supervision (SASAC), ka publikuar listën e menaxherëve të kërkuar për 19 shoqëritë në pronësi të shtetit kinez.

Midis kompanive mund të përmendim atë celulare të China Unicom dhe gjigandët e turizmit China Travel Service.

Projekti i kërkimit të menaxherëve të huaj, që mund të jenë nga çdo lloj kombësie, bënë pjesë në atë që quhet 1 mijë talentet, i cili që nga viti 2003, ka sjellë në kinë plot 111 menaxherë të tjerë të huaj.

Megjithatë vetëm 30% e tyre kanë vazhduar punë, pasi shumë prej tyre nuk janë marrë ose nuk kanë qëndruar për një periudhë të gjatë. Sipas disa burimeve të sigurta pjesa e menaxherëve që nuk kanë qëndruar thuhet se janë larguar pasi kolegët e tyre të punës nuk i kanë pritur në mënyrën më të mirë.

r.b/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›