Shpërndahen në rrjet imazhet e Love Parade

Dusiburg, 1 Shtator NOA - Tashmë janë në rrjet imazhet, të kapura nga shtatë kamera me qark të mbyllur, të Duisburg, ku më 24 korrik gjatë Love Parade kanë vdekur, 21 persona.
Video u shpërnda nga vetë organizatori i këtij eventi, Rainer Schaller, që ka dashur të tregojë se sa kanë ndikuar vendimet e policisë mbi këtë çështje tragjedike.
Kështu me sa duket kanë qenë forcat e rendit të cilët pasi
formuan tre rreshta kanë bërë që personat të shkonin në tunelin ku ndodhi
gjithçka.
Tashmë nën akuzë janë ata të rreshtit të tretë, të cilët bllokuan hyrjen
kryesore. Në këtë video kujtohet gjithashtu se dhe zjarrfikësit, në një letër
zyrtare, kishin kundërshtuar këtë vendim, që sipas Schaller ka qenë shkaku
kryesor i katastrofës.
Video përmban dhe shumë dëshmitarë, dokumente zyrtare dhe deklarata për shtyp.
Në një intervistë të dhënë për Der Spiegel para publikimit të videos, organizatori i këtij spektakli muzikor, nuk ka shmangur aspak dhe përgjegjësitë e tij.
Kam një përgjegjësi morale mbi të gjithë familjarët e viktimave. Në qoftë se diçka e tillë nuk do të organizohej atëherë askush nuk do të kishte vdekur. Megjithatë do të jetë ligji ai që do të vendosë se mbi kë do të bie faji, - tha Schaller.
r.b/NOA