Festivali i Filmit të Venecias, garojnë 23 filma

Romë,
31 Gusht, NOA Plot njëmbëdhjetë ditë shfaqje, duke nisur nga 11
shtatori, me 23 filma në konkurrencë parashikohet të jetë rruga që do të ndjekë
ekspozita e radhës së Festivalit të Filmit të Venecias.
Me një ceremoni hapëse në 2 shtator, ajo do të paraqesë një seri të veçantë të filmave italianë, por edhe ata të huaj.
Më 6 shtator, pritet që të shfaqet filmi i fundit i aktorit Michele Placido, i cili është shoqëruar me polemika gjithnjë e më të shumta.
Ndërkaq, filma të tjerë pjesëmarrës të këtij eventi pritet që të jenë edhe ata me të Robert Rodriguez, Jessica Alba, Robert De Niro, Giuseppe Tornatore etj.
n.e/NOA