Një turist italian vritet në Venezuelë

Venezuele 1 Shtator NOA- Një turist italian me emrin Emiliano Astore, është gjetur i vdekur në bordin e varkës së tij në ishullin e Venezuelës, Margarita. Lajmi është bërë i duar nga autoritetet për gjegjëse të këtij hetimi. Kufoma e tij u gjend ditën e dielë, por sipas hetuesve vrasja ka ndodhur që të premten. Astore është vrarë nga dy të shtëna në fytyrën e tij.
Trupi i Astore u gjet në bordin e barkës së tij Yuncano Miami, në portin e Punta de Piedra.
Viktima, sipas autoriteteve, u identifikua falë dokumenteve që kishte. Trupi ka ndenjur për dy ditë në diell dhe sipas hetuesve kjo ishte arsyeja që personi nuk mund të identifikohej nëpërmjet fytyrës.
Këshilltari i përgjegjshëm në Karakas, Giovanni Davoli, ka bërë konfirmimin e këtij lajmi, por pa dhënë emra, duke treguar se Yuncano Miami ishte pronësi pikërisht e Astore. Familjarët e viktimës, që u kontaktuan menjëherë nga autoritetet, do të mbërrijnë në Venezuelë orët e ardhshme.
r.b/NOA