E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet grabitësi me armë

Shtetasi Belino Kasa, 22-vjeç, lindur në Peqin, u arrestua, pasi në tetor të vitit të shkuar ka grabitur me armë pistoletë 150.000 lekë të vjetra, si dhe 2 telefona celular të tipit Nokia, shtetasit G.Hushi, 26-vjeç, banues në lagjen “Vullnetari”.

Personi i grabitur nga 22-vjeçari ishte roje në një pikë karburanti. Pas identifikimit të autorit të kësaj ngjarjeje, policia e arrestoi dhe tashmë po përpilohet dosja e prokurorisë në ngarkim të tij. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-05-17 09:14
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›