Hapen kutitë e votimit në Mirditë, PS kundër

Ky vendim për hapjen e kutive vjen pas një debati të gjatë që prej zgjedhjeve të 28 qershorit të vitit 2009, ku opozita e pati kërkesë parësore hapjen e kutive për shumë muaj.
Vendimi për hapjen e kutive për këshilltarët bashkiakë në Bashkinë e Rrëshenit u mor pas kërkesës së Partisë Demokracia Sociale të Paskal Milos pjesë e koalicionit “Aleanca për të Ardhmen”, Partisë Aleanca Popullore dhe të një kandidatit të Pavarur.
Bëhet fjalë për qendrën e votimit 0831 në Mirditë, ku fillimisht nga daljet në monitor u bë me dije se PDS-ja kishte marrë 47 vota, më pas kreu i KZAZ-së kishte deklaruar se kjo parti kishte marrë 27 vota dhe në procesverbalin përfundimtar u vendos që partia e Milos të kishte marrë zero vota.
Pas kësaj, u bë edhe ankimimi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku tashmë i hapet rruga për hapjen e kutive në këtë zonë.
“Kryetari i PDS-së, dega Mirditë, ka pasur qendër të tij të votimit pikërisht në qendrën e votimit Nr 0837, ku ka votuar ai personalisht dhe familja e tij për PDS-në. Si është e mundur që në tabelën e rezultateve të grupeve të numërimit për këtë qendër votimit, subjekti zgjedhor PDS rezulton me zero vota?”, thuhet në kërkesën e degës së PDS-së së Mirditës drejtuar KQZ-së.
Pas paraqitjes së pretendimeve nga tre subjekte për të njëjtën qendër votimit, anëtarët e djathtë të KQZ-së vendosën për hapjen e kutive. Gjithashtu, është pranuar edhe kërkesa e LZHK-së për komunën e Shushicës në Vlorë, ndërkohë që është hedhur poshtë kërkesa e degës së PD-së për Poliçanin. /S.Ll/Start/
2011-05-17 09:36