Meta: 40 mijë vota më shumë se në 2009
“Me rezultatet e deritanishme paraprake numri i votuesve apo i zemrave që rrahin për Lëvizjen Socialiste për Integrim është afër shifrës 120-mijë. Një rezultat jashtëzakonisht impresionues, rreth 40 e ca mijë vota më shumë se sa në zgjedhjet e para 2 viteve”, tha Meta.
Ai shtoi se ky numër do të jetë më i lartë pas numërimit të njësive bashkiake në Tiranë. Sipas Metës, mbështetja në Tiranë është rritur ndjeshëm dhe se mbështetësit për këtë parti nuk vijnë nga koalicionet.
“Rezultati i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë tregon qartë se votat e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe zemrat që rrahin për LSI-në, rrahin vetëm për të dhe nuk është përcaktuese se me kë bën koalicion. Përcaktuese është që LSI-ja të vazhdojë të kontribuojë për stabilitetin e vendit”, vijoi ai. /S.Lleshi/Start/
2011-05-16 16:23