Presionet dorehiqet rektori i Vlores
Ne kundershtim te nje shkrese te ministrise leshuar me 9 nentor te ketij viti ku rektoreve iu kerkohej te merrnin leje per levizjet jashte vendit rektori Shaska njoftoi po me e-mail vartesit e tij ne universitet per kete vendim. I kam derguar doreheqjen time si rektor ministrit Myqerem Tafaj per shkak se arsimi ne Shqiperi po shkaterrohet ne menyre te organizuar. do gje ne arsim kontrollohet nga nje kryeminister dhe nje minister te cilet se kane idene dhe jane plotesisht amatore ne arsimin e larte. Une kisha vetem dy alternativa ose heshtjen per hir te Universitetit te
Vlores ose kundershtimin e hapur publik. Kjo e dyta te cilen une kam kohe qe e kam zgjedhur ka demtuar Universitetin e Vlores pa mase gjate kesaj kohe. Ne keto kushte besoj se eshte ne te miren e universitetit qe zv.rektori Zhupa te marre drejtimin. Une do te vazhdoj te jem edhe me aktiv se me pare ne punet e universitetit dhe ne aktivitetet e tjera politike e sociale ne Vlore thuhej ne njoftimin e shperndare me e-mail tek pedagoget dhe studentet. Mesohet se pak dite me pare ministri u dergoi nje shkrese te gjithe rektoreve te universiteteve te vendit nepermjet se ciles u kerkohej te merrnin leje per kohen qe ata nuk do te ishin ne detyre. Nepermjet kesaj shkrese ministri u kerkonte rektoreve te njoftonin per udhetimet e tyre jashte shtetit si per punet personale ashtu edhe ato akademike. Por rektori Shaska nuk eshte pajtuar me kete shkrese te ministrise duke e cilesuar madje ate si fyerje. Ai ndodhej ne Amerike dhe prej kontinentit te larget i eshte kunderpergjigjur me doreheqje ketij vendimi.
Ne pergjigje te shkreses suaj te dates 9 nentor 2010 me numer protokolli 6921/1 ju bej me dije se Asnjehere nuk do te nderpres veprimtarine time shkencore mesimdhenese apo profesionale ne institucionet jashte Shqiperise. Nuk kam ndermend te kerkoj leje nga ju pasi e konsideroj kete si fyerje te pozicionit tim si rektor dhe cenim te autonomise se universiteteve - thuhej ne e-mailin e Tanush Shaskes derguar nga Amerika ministrit te Arsimit Myqerem Tafaj. Mendoj se asnjehere nje rektor i zgjedhur me vota te lira nuk duhet te kerkoje leje nga nje zyrtar i pazgjedhur. Kjo eshte nje menyre tjeter per te futur ne kontrollin tuaj te plote universitetet publike. Duke qene se filozofia ime mbi arsimin e larte eshte totalisht e kundert me filozofine qe keni ndjekur ju dhe qeveria qe ju perfaqesoni duke qene se ju dhe qeveria ne menyre te ndergjegjshme punoni kunder arsimit publik duke e pare se ju dhe kjo qeveri ne menyre sistematike keni mbeshtetur te paaftet dhe duke pasur bindjen e plote se arsimi ne Shqiperi nuk do te rregullohet ndonjehere me kete qeveri une jap doreheqjen nga detyra e rektorit ne Universitetin e Vlores. Te gjitha pergjegjesite administrative kane kaluar tek zv.rektori administrativ Dr. Eustrat Zhupa i cili ne rregulloren dhe statutin e Universitetit te Vlores eshte personi i dyte ne pergjegjesi pas rektorit te universitetit thuhej me tej ne e-mailin e Tanush Shaskes derguar ministrit Tafaj. Pedagoget e Vlores nga ana tjeter u shprehen se nuk do ta pranojne doreheqjen e Shaskes madje sipas tyre do te shihet mundesia e protestave me studentet kunder doreheqjes se rektorit te zgjedhur prej tyre.
Arsyet e Shaskes
- Asnjehere nuk do te nderpres veprimtarine time shkencore mesimdhenese apo profesionale ne institucionet jashte Shqiperise
-Asnjehere nuk kam ndermend te kerkoj leje nga ministri pasi e konsideroj kete fyerje te pozicionit tim si rektor dhe cenim te autonomise se universiteteve
VLORE/ QEMAL BIRAKU