E Diel, 1 Nëntor 2026

Panairi ben bilancet 200 mije libra te shitur

/ /

Rreth 50 mije vizitore dhe 200 mije libra te shitur. Nuk jane shifra te provuara saktesisht megjithate jane rezultatet e peraferta te edicionit te 13-te te Panairit te Librit Tirana 2010. Dje ne diten e fundit te panairit organizatoret kane bere publike shifrat e peraferta te ketij edicioni qe sipas tyre i kalonin parashikimet. Ndonese panairi kete vit u paraqit me nje numer me te vogel shtepish botuese dhe me nje numer me te vogel titujsh te rinj madje shume me te vogel se vitet e tjera interesi i vizitoreve ka qene me i madh dhe shitjet arrinin nje perqindje 30 me te larte se nje vit me pare. Sipas kryetarit te Shoqates se Botuesve Shqiptare vizitoret kane qene te te gjitha moshave dhe po keshtu edhe librat e shitur cka shton optimizmin ne lidhje me qasjen e lexuesit tek libri. Gjithsesi me te preferuarit mbeten librat artistike romanet apo tregimet. Organizatoret nuk lakuan ndonje autor apo ndonje liber si me te shiturin e panairit megjithate sipas te dhenave te vete botuesve mbetet gjithnje i preferuar Ismail Kadare i cili i ofroi lexuesit nje liber te ri nje sprove letrare te titulluar Mosmarreveshja per te vijuar me autore te huaj si Mario Vargas Llosa i cili ne kete panair erdhi me dy romane Visar Zhiti me Panteonin e nendheshem Stieg Larsson me librat e tij Burra qe urrejne grate dhe Vajza qe luante me zjarrin Elizabeth Gilbert me Ha lutu dashuro etj. Nje interes jo i paket u tregua edhe rreth romanit te gazetarit Blendi Fevziu Hiri i vullkanit. Sa i perket letersise shqipe organizatoret e panairit u shprehen se nuk kishte mes saj ndonje veper te denje per cmim. Kjo ishte arsyeja pse mes cmimeve te panairit nuk kishte nje per vepren me te mire. Nga propozimet qe na kishin ardhur nuk pame asnje qe ta meritonte kete cmim tha Petrit Ymeri. Panairi i Librit Tirana 2010 u hap mbremjen e se enjtes ne Pallatin e Kongreseve dhe u mbyll dje ne mbremje. Ajo cka te binte ne sy kete vit ishte perpjekja per nje paraqitje estetike me te mire te stendave te shtepive botuese. Ata botues qe paraqisnin gjetje ne kete drejtim ishin Media Print qe fitoi edhe cmimin per paraqitjen me te mire Dituria Ideart e ndonje tjeter ndersa shumica ishin mjaftuar me modelin e stendave te thjeshta ku kishin ngjitur posterat e autoreve e titujve te rinj. Sa u perket cmimeve disa shtepi botuese kishin bere ulje deri ne 50 per tituj te caktuar ndoshta me pak te shitur se te tjeret. Ne shumicen e hereve kishte nje ulje nga 100-200 leke te reja. Por kishte dhe vepra qe shiteshin me cmimin e tyre real. Berisha ne panair

Ne diten e mbylljes se tij Panairi i Librit u vizitua edhe nga kryeministri Sali Berisha. Teksa u ndal ne disa stenda kryeministri shprehu kenaqesine per vemendjen ne rritje per librin deshmi kjo e ambicies pozitive te qytetareve per art dhe kulture. Kenaqesia ime ishte e madhe kur mesova se shitjet e librit kete vit kane qene disa here me te medha se vitin e kaluar. Me kete rast dua te pergezoj autoret tha ai teksa shton se do te lexoje me vemendje Mosmarreveshjen e Ismail Kadarese dhe nje seri veprash te tjera nder te cilat edhe Hirin e vullkanit te Blendi Fevziut me te cilin ndau udhetimin nga Brukseli ne Tirane gjate diteve te hirit vullkanik
te Islandes. Edicioni i 13-te

Vizitore 60 mije
Libra te shitur 200 mije
Shtepi botuese 80
Tituj te rinj 200

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›