Gjermania tkurret me 1.5 milionë

Gjermania ka zbuluar në censusin e parë që pas bashkimit, se ka një popullsi prej më pak se 1.5 milionë nga se mendohej. Të dhënat e fundit tregojnë se vendi ka një popullsi prej 80.2 milionë.
Zyra ka thënë se trendi në rënie i popullsisë ndodh pasi të huajt nuk kanë regjistruar largimin nga Gjermania. Numërimi ka treguar 1.1 milion të huaj më pak.
Mospërputhja në mes te shifrave të sondazheve dhe banorëve të regjistruar ka qenë e madhe sidomos në qytetet më të mëdha të Gjermanisë. Berlini ka pothuajse 180,000 banorë më pak seç pritej, ndërsa Hamburgu 80,000 më pak.
Numërimi po ashtu ka treguar se në Gjermani janë pothuajse 34,000 çifte të regjistruara mes personave të së njëjtës gjini. Regjistrimi ka numëruar njerëzit që jetojnë në Gjermani më 9 maj, 2011.
Deri tani të dhënët e censusit mbështetshin tek regjistrimi i popullsisë në vitin 1987 në Gjermaninë Perëndimore dhe 1981 në Gjermaninë Lindore./Indeksonline./