E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova e përkushtuar për bashkëpunim rajonal

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në një takim të Ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, Michael Giffoni. Gjatë takimit, Hoxhaj ka vlerësuar raportet shumë të mira ndërmjet dy shteteve, duke shprehur vullnetin e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve bilaterale me Italinë.

Ministri Hoxhaj foli edhe për progresin në Kosovë, konsolidimin e vazhdueshëm të shtetësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, duke shprehur mirënjohje për përkrahjen që Italia ka dhënë për Kosovën.

Në këtë kontekst, Hoxhaj theksoi avancimin e agjendës euro-integruese të Republikës së Kosovës, ku institucionet italiane kanë dhënë përkrahje të fuqishme.

Ambasadori i Republikës së Italisë në Kosovë, Michael Giffoni, theksoi përkrahjen e mëtutjeshme të shtetit të tij për proceset integruese në Kosovë. Ministri Hoxhaj dhe ambasadori Giffoni biseduan edhe për nevojën e bashkëpunimit rajonal.

Ministri Hoxhaj ka theksuar se Republika e Kosovës i jep rëndësi të veçantë bashkëpunimit rajonal, gjithmonë në rrethana ku sigurohet përfaqësimi dhe trajtimi i barabartë dhe ku promovohet gjithëpërfshirja e mbizotëron fryma e bashkëpunimit dhe solidaritetit./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›