Ambasadori i SHBA, Arvizu nxit shqiptarët të votojnë për demokracinë

Që të jeni pjesë e demokracisë, duhet të votoni; këtë mesazh shkroi sot në rrjetin social Twitter ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu.
Në një koment të shkurtër, të cilit i referohet Noa.al, ai nxit shqiptarët të marrin pjesë në zgjedhje duke e parë këtë si veprim personal për demokracinë e vendit. “Jam i kënaqur për Shqipërinë”, shkruan diplomati, ndërsa shtron pyetje pse duhet votuar./Indeksonline/